Saturday, November 9, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËOPINION/ ANALIZËFuga: Rama mund të largojë emrat që kanë gjurmë në dosje, sepse...

Fuga: Rama mund të largojë emrat që kanë gjurmë në dosje, sepse i pëlqen të ketë ministre gra

Partia Socialiste më 4 shtator, do ta mbledh Asamblenë. Siç edhe kryeministri Edi Rama paralajmëroi javën e shkuar, nga kjo Asamble pritet të bëjë publike ndryshimet e mundshme në qeveri. Akademiku Artan Fuga ka folur për mbledhjen e paralajmëruar të Asamblesë Kombëtare të PS-së. Ai tha se Ramës i pëlqen të ketë ministre më shumë gra dhe mendon se objektivi i fundit ka lidhje me rregullime ekuilibrash si në grupin parlamentar edhe në qeveri.

”Nuk do të kemi ndryshim në politika qeverisëse, por zoti Rama pritet që ministrat që kanë gjurmë në dosjet e SPAK, sigurisht ai ka treguar që ai i largon përpara. Në kuptimin tim i ka dhënë të drejtë sikur SPAK dhe kryeministri të kenë një komunikim. Pra besoj do të largohen të gjithë ata apo ato që zoti Rama ka një informacion se janë me ndikime, gjurmë në dosje.

Nisur nga ato që kam dëgjuar nga kryeministri, i qëndroj asaj që ai do të kërkojë të afrojë ndonjë figurë që nuk është shumë politike, por mund të jetë edhe afër opozitës, jo në parti, por afër.

Zotit Rama kemi parë që i pëlqen të ketë ministre më shumë gra dhe mendoj që objektivi i fundit ka lidhje me rregullime ekuilibrash si në grupin parlamentar edhe në qeveri. Zoti Rama kishte nevojë të vendoste një bravë të re, për një çelës të ri, arsyen nuk e di. Por donte të vendoste një bravë të re më të sigurt”, tha ndër të tjera ai.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME