Thursday, December 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITET400 familje në Pojan pa rrjet ujësjellësi (foto e vidio)

400 familje në Pojan pa rrjet ujësjellësi (foto e vidio)

Fier – 400 familje të fshatit Pojan pa rrjet ujësjellësi që pas viteve 1990. Ujin për të pirë e gatuar e marrin me bidona në çesmën  e fshatit, për nevoja të tjera në puse në oborret e tyre shtëpiak.

Kto janë tre çesma që dalin nga një pus mbi 100 metra i thellë afër qëndrës së fshatit Pojan. Para viteve 90 ky pus furnizonte me ujë me rrjet furnizimi jo vetëm fshatin Pojan por edhe Radostinën, Dërmënasin, Semanin, Hoxharën etj.

Pas viteve 90 rrjeti i ujësjellësit u prish e 400 familje të fshatit Pojan  mbetën pa ujë.
Në kushte të tilla hapën puse në oborret e tyre shtëpiakë ku me ujin e tyre kryejnë nevojat e familjeve të tyre.

Ujë për të pirë e gatuar  e mbushin me bidona e karro dore apo makina  në çesmën në qëndër të fshatit. Uji rezulton i pijshëm por që për mungesë rrjeti nuk e kanë në familje

Një prej banorëve shkon më tej kur thotë se kanë qënë 400 familje por janë më pak , kanë ikur se ska punë, ska kushte. Balla vjen e festojnë festën e grurit në fshat, vijmë për parada por fshati ka afro 35 vjet pa ujë të pijshëm në banesa se pusin në mes fshatit e kemi.

Banorë të tjerë pohuan se janë ankuar për mungesën  e ujit në banesa por vetëm premtime dhe asnjë pumë konkrete

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME