Një 15-vjeçar ukrainas, i cili përdori dronin e tij lodër për të ndihmuar forcat e armatosura të lokalizojnë dhe shkatërrojnë një autokolonë të madhe ruse që kërcënonte Kievin në ditët e para të luftës është konsideruar një “hero i vërtetë i Ukrainës”.
Andrii Pokrasa që jeton në periferi të kryeqytetit ukrainas, iu ofrua vetë ushtrisë për t’i ndihmuar ata të gjenin autokolonën, e cila po fshihej përgjatë autostradës E40 midis Kievit dhe qytetit Zhytomyr. Pokrasa kishte blerë një mini-dron vitin e kaluar dhe ishte një pilot shumë i aftë i tij.
I mituri përcaktoi koordinatat e tankeve dhe fiksonte foto të tyre, të cilat babai i tij ia përcillte ushtrisë ukrainase përmes rrjeteve sociale. Disa minuta më vonë, artileria ukrainase sulmoi autostradën pranë zonës Berezivka dhe e bllokoi atë afërsisht 23 milje larg nga qendra e Kievit.
“Pokrasa ishte i vetmi që kishte përvojë me dronë në atë rajon” – tha Yurii Kasjanov, komandanti i një njësie të mbrojtjes territoriale duke shtuar: “Ai është një hero i vërtetë. Një hero i Ukrainës”.
https://mol.im/a/10894345#v-1055664809205808890