Thursday, November 28, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETMedia greke: Laert Haxhiu deklaron se Aldo Bare ofron 1 milion euro...

Media greke: Laert Haxhiu deklaron se Aldo Bare ofron 1 milion euro për ta eleminuar

I burgosur në Greqi, Laert Haxhiu ka vënë në lëvizjet autoritet greke, duke u shprehur se Aldo Bare ka ofruar 1 milion euro për ta vrarë. Sipas mediave greke, pas këtij deklarimi, Laert Haxhia është transferuar nga burgu i Janinës në Koridhalo.

“Aldo Bare paguan të më vrasë për hakmarrje për vrasjen e 2-fishtë në Lushnjë në 2017”, ka deklaruar Laert Haxhiu. Haxhia akuzohet për “masakrën e Lushnjës” e ndodhur në shtator të 2017 ku humbën jetën Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi. Sipas SPAK në shënjestër të atentatit ishte Xhulio Shkurti nipi i Aldo Bares.

Laert Haxhiu është arrestuar në Greqi dhe është në pritje te vendimit te gjykatës se Apelit nëse do të ekstradohet në vendin tonë. Kujtojmë se Prokuroria e Elbasanit dorëzoi në SPAK dosjen e Laert Haxhiut me akuzën se ai dhe bashkëpunëtorët e tij kanë kryer 16 vepra penale në formën e grupit kriminal. Pjesë e dosjes, janë tri dëshmitë e të penduarit Marjus Tafani që zbuloi se ai ka tentuar të vrasë edhe dy prokurorët që po e hetonin.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME