Pas Bayern Munich dhe PSG, edhe Real Madrid e Manchester City nuk gabojnë në ndeshjen e kthimit të 1/8 të Champions League. Merengues rrezikuan shumë, duke luajtur me një qëndrim pritës mes fishkëllimave në Bernabeu. Ancelotti megjithatë siguroi një barazim 1-1 me Leipzig, që shpenzoi golin e fitores në kohën shtesë me traversën e goditur nga Dani Olmo në minutën e 92′. Blancos marrin frymë të lehtësuar dhe i bashkohen Manchester City, që përsëriti fitoren 3-1 ndaj Copenhagen: Akanji, Julian Alvarez dhe Haaland shënuan për kampionët në fuqi të Europës.
REAL MADRID 1-1 LEIPZIG (2-1)
Real Madrid nuk luajti aq mirë sa zakonisht, duke shkaktuar një shok në Bernabeu, por gjithësesi kalon dhe fluturon në çerekfinale të Champions falë barazimit 1-1 me Leipzig. Vendimtare fitorja 1-0 në ndeshjen e parë në Gjermani. Ancelotti zgjodhi një mesfushor shtesë, duke hequr dorë nga Rodrygo dhe Real Madrid provoi të godiste me këtë zgjidhje. Me kalimin e minutave, miqtë morën guxim, me Openda që udhëhoqi sulmin për ekipin e tij dhe me një qëndrim shumë agresiv në gjysmën e fushës kundërshtare. Minutat e fundit të pjesës së parë ishin shumë intensive për Leipzig, që detyroi Lunin të bëjë një pritje të shkëlqyer në goditjen e Simons.
Merengues rrezikuan edhe pas rifillimit me një gabim të Lunin në dalje, më pas rritën ritmin dhe filluan të bëhen të rrezikshëm me Kroos dhe brazilianin. Avantazhi mbërriti në minutën e 65′, me një sugjerim ndriçues nga Bellingham dhe golin e një Vinicius Junior të pakapshëm. Nga këtu nisën tre minuta presion mbytës nga Leipzig, që barazoi në minutën e 68′. Krosimi i Raum gjeti goditjen me kokë nga Willi Orban, kapiteni i gjermanëve, që rikthyeu skuadrën e tij në ndeshje. Finalja ishte me tension të lartë, me Real Madrid që kërcënoi në kundërsulm dhe Dani Olmo që ishte afër golit të bujshëm 2-1 në kohën shtesë. Goditja e tij përfundoi në traversë dhe doli jashtë, duke shmangur befasinë e kohës shtesë për një Real Madrid në vështirësi. Përfundon 1-1 në Bernabeu, e Ancelotti fluturoi në çerekfinale.
MANCHESTER CITY 3-1 COPENAGHEN (6-2)
Manchester City nuk gaboi, duke mbyllur ndeshjen me Copenhagen në një pjesë loje, duke përsëritur 3-1 e ndeshjes së parë. Guardiola fluturon pa asnjë shqetësim drejt çerekfinaleve të Champions League. Citizens shtyjnë që në fillim me zotërimin e tyre të zakonshëm të topit dhe kaluan praktikisht menjëherë në avantazh. Akanji zhbllokoi ndeshjen, me sugjerimin e Julian Alvarez. Kaluan vetëm katër minuta dhe Araña gjeti edhe vetë golin, duke goditur nga një kënd i ngushtë dhe duke përfituar nga gafa e Grabara, që la t’i ikte topi nga duart. Vetëm këtu reagoi Copenhagen, që shkurtoi diferencën në minutën e 29′ me Elyounoussi. Shpresat nuk zgjatën shumë për danezët, sepse City mbylli menjëherë lojën me golin e Haaland në minutën e 48′.
Guardiola i dha debutimin Sergio Gomez për Rodri dhe Manchester City u përpoq të mos harxhonte energji para ndeshjes së madhe me Liverpool në Premier League. Kështu Copenhageni mori guxim, duke u përpjekur të përfitonte nga situata dhe iu afrua golit me Mattsson, i ndalur nga Ederson. Në fund, Citizens u kualifikuan pa shumë shqetësime, duke goditur traversën me Rico Lewis në minutën e 94′. Guardiola fitoi 3-1 dhe fluturoi në çerekfinale për të shtatin vit radhazi, me fitoren e dhjetë radhazi në Champions League. Citizens (8 nga 8 në 2023/24) janë skuadra e tretë që e arrijnë këtë në historinë e turneut.