Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeBOTAMediat greke: Beleri mund të jetë kandidat për në Parlamentin Europian

Mediat greke: Beleri mund të jetë kandidat për në Parlamentin Europian

Mediat greke shkruajnë se partia “Demokracia e re” e kryeministrit Kiriakos Mitsotakis ka bërë gati listën e kandidatëve për zgjedhjet në Parlamentin Europian. Sipas të njëjtave burime është lënë e hapur mundësia që pjesë e saj të jetë edhe kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri.

Televizioni SKAI raporton se të afërm të Belerit kanë konfirmuar kontaktet “Demokracia e re” dhe kanë arritur në përfundimin se nuk ka asnjë pengesë ligjore për këtë. Mediat greke shkruajnë se të martën e 19 marsit mund të ketë një kthesë në procesin gjyqësor të Belerit që tashmë është dënuar nga Gjykata e Posaçme me 2 vjet burg. Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, në një intervistë për SKAI e përmendi edhe këtë çështje.

“Ne kemi shprehur rezervat tona më të forta për faktin se ai nuk u lejua të bënte betimin dhe nëse ishte një proces i drejtë. Ne do të këmbëngulim, nuk ka vendim përfundimtar, por një vendim të shkallës së parë. Mënyra se si Shqipëria e menaxhoi këtë çështje ka ndikuar negativisht në marrëdhëniet me Greqinë” – tha kryeministri grek.

Ministri i Shtetit, Makis Voridis deklaroi më 6 mars se pas dënimit të Fredi Belerit nga drejtësia shqiptare, qeveria greke do të ashpërsojë qëndrimin ndaj Shqipërisë dhe do të vërë veton për anëtarësimin e saj në BE. Ai tha se në Shqipëri “ekziston qartë një çështje e shtetit ligjor”.

Siç theksoi ai, qeveria greke e ka ngritur këtë çështje edhe në nivel europian dhe ka bërë të ditur se vendimi për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës e shtyn Greqinë të ushtrojë veton për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME