Monday, November 11, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETHakmarrje greke? Pas 30 marsit nuk lejohet hyrja e shqiptarëve pa leje...

Hakmarrje greke? Pas 30 marsit nuk lejohet hyrja e shqiptarëve pa leje qëndrimi

Faqja “Komuniteti Shqiptar në Greqi” ka publikuar një vendim të autoriteteve helene që sipas saj do të ndalojë emigrantët shqiptarë të hyjnë apo dalin nga territori grek pa leje qëndrimi.

Sipas të njëjtave burime, ky vendim pritet të zbatohet pas datës 30 mars 2024. Madje para kësaj date, duhet të kthehen në Greqi të emigrantët që ndodhen edhe në vende të BE-së sepse ndryshe nuk do t’ju lejohet hyrja.

Në njoftim thuhet se rregullorja e re është shpërndarë në të gjitha pikat kufitare. Kuptohet që ky vendim nuk prek ata që udhëtojnë për turizëm dhe ka në fokus vetëm ata që qëndrojnë më shumë se 30 ditë në shtetin fqinj.

“Të gjithë emigrantët që jetojnë në Greqi dhe janë në pritje të lejes së qëndrimit, mund të udhëtojnë drejt vendeve të tyre 𝐯𝐞𝐭𝐞̈𝐦 𝐦𝐞 𝐥𝐞𝐣𝐞 𝐪𝐞̈𝐧𝐝𝐫𝐢𝐦𝐢. Nëse jeni në pritje të lejes së qëndrimit dhe keni në duar vërtetimin, 𝐧𝐮𝐤 𝐦𝐮𝐧𝐝 𝐭𝐞̈ 𝐮𝐝𝐡𝐞̈𝐭𝐨𝐧𝐢 𝐚𝐬 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐭𝐮𝐚𝐣, pas datës 30 mars 2024.

Mos bëni gabimin të udhëtoni, sepse nuk do të lejohet hyrja. E njëjta gjë vlen edhe për të gjithë ata që ndodhen jashtë Greqisë sot. Duhet të jenë kthyer deri në datën 30 mars, ndryshe nuk do lejohet hyrja e tyre.

Kështu thotë qarkorja e re që është dërguar në të gjitha pikat kufitare. Nga policia e aerodromit më thanë që presin ndryshime, por nuk e dimë a do ketë ndryshime dhe si do funksionojnë ato. Për momentin bëni kujdes” – thuhet në njoftim.

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë janë përkeqësuar ndjeshëm pas dënimit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. Athina zyrtare ka reaguar ashpër ndaj kësaj çështjeje dhe shpesh ky tension mes politikës sjell pasoja tek qytetarët.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME