Fier – Edhe besimtarët katolikë në Fier kanë kremtuar Pashkët në “ Kishën e Zonjës së Papërlyer” .
Dhjetra besimtarë kanë ndjekur kete të diel meshën e ringjalljes së Jezu Krishtit ku janë bashkuar për të uruar ringjalljen e tij , duke përcjellë mesazhe shprese dhe dashurie. Të njëjtat mesazhe ndau në fjalën e tij edhe Dom Francesco Pasqua , i cili drejtoi liturgjinë e shenjtë me lutje ndaj Zotit dhe duke respektuar të gjitha ritet e kësaj feste.
Pashka është kremtimi më i madh i kalendarit liturgjik të kishës katolike romake dhe të kishave të tjera të krishtera që kremtojnë ringjalljen e Jezusit të Nazaretit ndodhur sipas Besëlidhjes së Re, tre ditë pas vdekjes së tij në kryq .
Në përfundim të Meshës së Shenjtë besimtarët katolikë fierakë uruan njëri- tjetrin , për më shumë paqe, begati, dhe dashuri në familjet e tyre.