Greqia ka zhbllokua ndeshjen në minutën e 72-të ndaj Kosovës, por episodet e dhunës nuk mungojnë. Tifozët e Kosovës janë sulmuar me fishekzjarr nga vendasit, ndërkohë që nuk kanë munguar dhe përleshjet.
“Është futboll, nuk është luftë”, i ka thënë Muriqi gjyqtarit kryesor, duke kërkuar mbylljen e ndeshjes, e cila vijoi pak minuta më pas.