Irani ka nisur mbrëmjen e sotme sulmin ndaj Izraelit duke lëshuar dhjetëra drone, të cilët raportohet se do të duan disa orë që të godasin objektivat. Fillimin e sulmit e ka konfirmuar edhe Shtëpia e Bardhë. Në deklaratën për mediet thuhet se presidenti Biden po konsultohet me ekipin e tij të sigurisë kombëtare.
Ky agresion vjen si përgjigje ndaj sulmit izraelit në ambasadën e Iranit në Damask, më 2 prill. Teherani fajëson për këtë sulm Izraelin. Gjatë sulmit u vranë komandantë të lartë iranianë dhe u shkatërrua ndërtesa e misionit diplomatik iranian. Ndërkohë shtetet fqinje si Iraku kanë nisur mbylljen e hapësirave ajrore.