“I plasin ujrat” ujësjellësit, uji merr rrugët, rrezik infeksioni, banorët pa ujë.

Fier – Çahet tubacioni i ujësjellësit, fundoset toka në rruga “Jakov Xoxa”, pranë shkollës “Pinellopi Pirro”. Banorët pa ujë.
Një tjetër problem me rrjetin e ujësjellësit është regjistruar mesditën e sotme në lagjen pranë shkollës “Pinellopi Pirro”, në rrugën “Jakov Xoxa”, ku është çarë një tubacion i ujësjellësit, duke shkaktuar rrjedhje të shumta uji në zonë.
Banorët shprehen se situata është përsëritur disa herë gjatë muajve të fundit dhe problematikat me furnizimin me ujë janë bërë të vazhdueshme.
Sipas tyre, defektet e njëpasnjëshme në rrjet po sjellin jo vetëm humbje të ujit të pijshëm, burim vatra infeksioni, por edhe vështirësi në qarkullim dhe shqetësime për banorët e zonës.
Nga pamjet shihet se uji ka përmbytur një pjesë të rrugës, ndërsa qytetarët kërkojnë ndërhyrje të shpejtë nga ndërmarrja e ujësjellësit për riparimin e tubacionit dhe shmangien e problemeve të tjera.
Ndërkohë, pritet që ekipet e mirëmbajtjes të ndërhyjnë për normalizimin e situatës dhe rikthimin e furnizimit të rregullt me ujë në këtë zonë të qytetit.









