AKTUALITET
Arrestohet shefi i komisariatit të Sarandës

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka zhvilluar këtë të premte një operacion lidhur me fenomenin e ndërtimeve pa leje në Sarandë dhe Ksamil. Në fokus ishte verifikimi i rolit dhe përgjegjësisë së efektivëve të policisë në lejimin apo mosparandalimin e këtyre ndërtimeve të paligjshme.
Raportohet se deri më tani është vënë në pranga shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë, Gëzim Bashllari dhe 2 efektivë.
Lëvizja e AMP vjen pas disa rasteve të evidentuara gjatë ditëve të fundit në këtë zonë. Në njërin rast, Prokuroria sekuestroi një kat hoteli të ndërtuar pa leje, ndërsa në rastin tjetër, në një plazh të Ksamilit, u arrestuan 8 punëtorë që po kryenin punime të paligjshme.








