Gjermania e nis në mënyrën më të mirë Europianin në shtëpi, duke marrë një fitore të thellë 5-1 ndaj Skocisë. Skuadra e Nageslmann konfirmon që do të jetë favorite për triumfin këtë verë, me një grup lojtarësh shumë të talentuar.
Në minutën e 10-të, Florian Wirtz zhbllokoi takimin me një goditje të zgjuar nga vija e 11 metrave. Më pas disa minuta më vonë vjen edhe goli i dytë i realizuar nga Musiala.
Gjermania nuk ndali ritmin në pjesën e parë duke shënuar të tretin nga pika e bardhë me Kai Havertz. Në pjesën e dytë Fullkrug shënoi golin e katërt, ndërkohë që të për të pestin festën ia prishi vetëm teknologjia VAR.
Në fundin e ndeshjes, Ryan Porteous shënoi golin e vetëm për Skocinë, duke përfituar nga përgjumja e vendasve. Gjermania realizoi dhe të pestin me Emre Can në kohën shtesë.
Pancerat janë në grup me Hungarinë dhe Zvicrën, që do të luajnë nesër duelin mes tyre