Edhe besimtarët myslimanë në Fier , kanë falur që në orët e para të mëngjesit të sotëm namazin e Kurban Bajramit, ndërsa krerët myslimanë të Myftinisë kanë përcjellë urimet për paqe e harmoni mes njerëzve.
Namazi u fal në orën 6:00 ndërsa ceremonisë i parapriu me fjalën e tij , myftiu i Fierit Mikel Hazizolli. Ai përcolli mesazhin për më shumë paqe e harmoni mes njëri – tjetrit e vecanërisht më shumë vëmëndje ndaj njerëzve në nevojë.
Janë me qindra besimtarët myslimanë në Fier që i bashkohen riteve të kësaj feste të shenjtë në sheshin qëndror të qytetit.