Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeBOTAÇ’po ndodh në ishujt grekë/ 6 turistë të vdekur ose të zhdukur...

Ç’po ndodh në ishujt grekë/ 6 turistë të vdekur ose të zhdukur në 9 ditë

Autoritetet policore greke janë angazhuar në një operacion masiv për gjetjen e 3 turistëve të huaj të zhdukur në 2 ishuj ndërsa 2 të tjerë u gjetën të vdekur gjatë fundjavës. Ekipet e kërkim – shpëtimit të pajisur me qen nuhatës, helikopterë dhe dronë janë duke kërkuar në ishujt cikladikë të Sikinos dhe Amorgos për 2 gra franceze dhe 1 burrë amerikan që u zhdukën javën e kaluar.

Kryebashkiaku i Sikinos, Vassilis Marakis tha se shërbimet e urgjencës ishin fokusuar në terrenet shkëmbore në të cilat dy alpinistet femra mund të kenë humbur.

“Vullnetarë kanë ardhur nga Santorini, zjarrfikësit, policia dhe një qen i trajnuar kanë kërkuar, por terreni është shkëmbor dhe plot me lugina. Përpjekjet kanë qenë të mëdha, por zona ku ata u zhdukën është e vështirë dhe, për fat të keq, ne ende nuk i kemi gjetur” – tha ai.

Në harkun e 9 ditëve, 6 pushues të huaj ose janë gjetur të vdekur ose janë të zhdukur në ishujt grekë. Mes viktimave është edhe prezantuesi britanik i BBC-së, Michael Mosley. Besohet se të gjitha rastet lidhen temperaturat jashtëzakonisht të larta të ditëve të fundit.

67-vjeçari Mosley mendohet se ndërroi jetë brenda disa orësh pasi doli për një shëtitje gjatë së cilës mori një kthesë të gabuar dhe përfundoi në një gadishull shkëmbor në Symi, një ishull tjetër i largët në Egje. Ai u zbulua më 9 qershor pak metra larg një resorti bregdetar, 5 ditë pasi gruaja e tij e raportoi të zhdukur.

Të shtunën, ekipet greke të kërkimit njoftuan se trupi i një holandezi 74-vjeçar, i zhdukur për gati një javë u gjet në një grykë në ishullin lindor të Egjeut, Samos, afër bregdetit turk. Disa orë më vonë, policia greke njoftoi se një turist amerikan 70-vjeçar, i cili ishte zhdukur që nga e enjtja në ishullin Mathraki, në perëndim të Korfuzit, ishte gjetur i vdekur në një plazh të largët. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME