Sunday, December 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËRobelli: Tirana i është bashkuar Beogradit në sabotimin e politikave perendimore në...

Robelli: Tirana i është bashkuar Beogradit në sabotimin e politikave perendimore në Ballkan

“Nëse deri tash Serbia e sabotonte Perëndimin në Ballkan, në këtë valle – me a pa vetëdije – tani është kyçur edhe një pjesë e udhëheqjes qeverisëse të Tiranës”.

Kështu e ka komentuar gazetari kosovar Enver Robelli intervistën e kryeministrit Rama për Politico.eu. Aty Rama i ka bërë thirrje vendeve perendimore për të mos ushtruar presion të tepërt ndaj Serbisë për të vënë sanksione për Rusinë. “Ushtrimi i tepërt i presionit perëndimor mbi Serbinë mund të jetë i dëmshëm për stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor, paralajmëroi Rama duke shantazhuar se po të mërrinin ngjarjet një rrjedhë tjetër, pra që Serbia të afrohej me Moskën:  “skenarët e tjerë janë vërtet shumë të këqinj për të gjithë dhe veçanërisht për këtë rajon”.

Por një gjë e tillë e ka bërë Robellin të krahasojë qëndrimet e politikanëve dhe diplomatëve perendimorë me ato të kryeministrit shqiptar: ja se ç’shkruan ai në facebbok-un e tij:

“Shtetet më të mëdha të BE-së duke i bërë presion Serbisë që t’i vendos sanksione Rusisë.

Ambasadori amerikan në Beograd Chris Hill duke i kërkuar qartë Serbisë të ndërpres politikat proruse dhe të përcaktohet qartë për sanksione ndaj Rusisë.

Kancelari gjerman duke i kërkuar Serbisë njohjen e Kosovës.

Parlamenti Europian duke kërkuar që Serbia të pranojë Kosovën.

Një deputete gjermane duke kërkuar të ndërpriten negociatat e BE-së për anëtarësimin e Serbisë në BE për shkak të mashtrimeve të presidentit serb.

Europarlamentari lituanez Andrius Kubilius me mesazh të qartë se Serbia “ose të vazhdojë marrëdhëniet e saj me regjimin e Putinit, të cilin shumë e quajnë fashist ose Serbia të lëvizë në drejtimin e politikës së Bashkimit Europian, që të mbështetet Ukraina, që të kundërshtohet regjimi i Putinit dhe për të parë mundësinë e një Rusie tjetër pas tij”.

Ndërkohë kryeministri i Shqipërisë…

– Mos i bëni presion Serbisë

– Serbia ka lidhje speciale dhe histori të përbashkët me Rusinë (saktësisht gjuha e njëjtë që e përdori kryetari serb në konferencën për media me kancelarin gjerman)

– Përkrahje për idenë e presidentit francez për një Komunitet Politik Europian, që është faktikisht projekt për të varrosur përfundimisht çdo zgjerim të BE-së. Idenë e Macronit e kanë kundërshtuar shumica e vendeve të Europës Lindore, por edhe deputetë gjermanë kanë thënë se kjo ide nuk mund të jetë zëvendësim për BE-në. Kurse kryeministri i Shqipërisë e quan idenë e Macronit vizionare. Por e vërteta është kjo: Franca është kundër zgjerimit të BE-së për shkak se nuk dëshiron që Europa Lindore dhe Juglindore të ketë edhe më shumë peshë në BE.

– Pse ekziston kjo përkrahje për projektin e Macronit? Sepse ky projekt ende i mjegullt si Ballkani i Hapur nuk kërkon plotësim kushtesh siç është hyrja në BE. Hyrja në BE nënkupton reforma të thella, të cilat potencialisht mund të rrezikojnë pushtetin e çdo politikani.

– E tepërt të thuhet se është bërë rregull i keq tani: në intervistën e tij për Politico, kryeministri i Shqipërisë nuk i bëri kërkesë Serbisë për të pranuar Kosovën.

– Nëse deri tash Serbia e sabotonte Perëndimin në Ballkan, në këtë valle – me a pa vetëdije – tani është kyçur edhe një pjesë e udhëheqjes qeverisëse të Tiranës.

– Në Kosovë mbretëron heshtje si nga qeveria ashtu edhe nga opozita, e cila, gjithsesi, nuk e huq rastin të shkreh disa mallkime ndaj pushtetit për shkak të zhvendosjes së një festivali në Tiranë”.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME