Temperaturat vazhdojnë vetëm të ngrihen. Shqipëria përgatitet të futet në “javën e ferrit” nga dita e hënë, kur temperaturat do të shkojnë mbi 38 gradë celsius. Edhe kjo javë që po mbyllet (ditën e nesërme) ishte tmerr, por sipas meteorologëve akoma nuk kemi hyrë në valën e nxehtë, ku mezi mund të marrësh frymë.
Mjekët paralajmërojnë për fëmijët dhe të moshuarit të mos dalin nga shtëpia. Piku do të jetë çdo ditë nga ora 12.00-16.00.