Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETPolicia Fier në 24 orët e fundit

Policia Fier në 24 orët e fundit

Fier – Në 24 orët e fundit policia e Fierit ka kryer disa veprime në zbatim ë ligjit. Burime zyrtare nga ky institucion pohuan se në Mallakastër një shtetas ka kryer falsifikimin e dokumentave të identifikimit ndërsa në Lushnje  një 15 vjeçar ka goditur një shtetas tjetër me grusht ndërsa një tjetër person kryente punime ndërtimi pa leje. Në një stan janë vjedhur disa krerë bagëti dhe policia është vënë në kërkim të identifikimit te kapjes së autorëve të kësaj vjedhje.

Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin V. L., 59 vjeç, banues në fshatin Drenovë, Mallakastër, pasi dyshohet se ka falsifikuar dokumentin e identifikimit.

Stacioni i Policisë Patos referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për një shtetas 15 vjeç, pasi ka goditur me grushte një shtetas, për motive të dobëta.

Komisariati i Policisë Lushnjë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin D. D., 41 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u konstatua duke kryer punime ndërtimi, pa leje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Ditën e djeshme, në fshatin Plyk, Lushnjë, në stanin e shtetasit D. P., 62 vjeç, dyshohet se janë vjedhur disa krerë bagëti. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME