Thursday, November 21, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREAdele do të shkëputet për një kohë të gjatë nga muzika

Adele do të shkëputet për një kohë të gjatë nga muzika

Adele thotë do të marrë një pauzë të gjatë, duke u shprehur se nuk ka fare plane për muzikë të re. “Dua një pushim të gjatë pas gjithë kësaj dhe mendoj se dua të bëj gjëra të tjera kreative. E dini, unë as në shtëpi nuk këndoj fare. Sa e çuditshme është kjo?”, tha këngëtarja britanike. Adele publikoi albumin e saj të fundit më 30 në nëntor 2021, pas divorcit nga Simon Konecki, duke shënuar një rikthim pas pesë vitesh. Hera e fundit që ajo performoi në Mbretërinë e Bashkuar ishte në korrik 2022 në Festivalin Britanik Summer Time në Hyde Park, Londër.

Siç tha ylli britanik gjatë intervistës së saj televizive me ZDF të Gjermanisë, ajo nuk ka ndërmend të publikojë muzikë të re së shpejti

‘Nuk kam plane për muzikë të re. Dua një pushim të gjatë’ , tha ajo në mënyrë karakteristike.

Më pas ajo ka shpjeguar se do të donte të ndiqte aktivitete të tjera krijuese gjatë kësaj kohe, jashtë muzikës. ‘Dua të bëj gjëra të tjera krijuese, vetëm për pak kohë ‘, tha ajo.

Përveç kësaj, ajo është duke u përgatitur për rikthimin e saj në Angli dhe më konkretisht në Londër, pas përfundimit të koncerteve të saj në Las Vegas në muajt në vijim.

Këngëtarja 36-vjeçare dhe bashkëshorti i saj 42-vjeçar Rich Paul blenë një rezidencë 58 milionë dollarësh në Beverly Hills në pronësi të Sylvester Stallone dy vjet më parë, por e kanë shkatërruar pjesën më të madhe të saj dhe po e rindërtojnë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME