Friday, October 18, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREDjali i Zlatan Ibrahimovic vesh fanellën kuqezi, do të luajë me Milan...

Djali i Zlatan Ibrahimovic vesh fanellën kuqezi, do të luajë me Milan Futuro

Binomi mes dinastisë Ibrahimovic dhe Milan vazhdon. Pas babait Zlatan, me fanellën e kuqezinjve do të vazhdojë karrierën edhe djali i tij Maximilian. Lojtari i lindur në vitin 2006, në fakt ka nënshkruar kontratën e tij të parë profesioniste me klubin kuqezi dhe sezonin e ardhshëm do të luajë me Milan Futuro, skuadra e dytë kuqezi që do të garojë në kampionatin e Serie C. Nënshkrimi është bërë i ditur nga vetë klubi kuqezi me një foto të publikuar në kanalet e tyre sociale.

Në sezonin e fundit, Ibrahimovic Jr veshi fanellën e kuqezinjve U-18, duke e mbyllur sezonin me 29 paraqitje dhe 3 gola. Tani e pret një hap i rëndësishëm në kategori: ai do të jetë nën urdhrat e Daniele Bonera, trajner i Milan Futuro. I ardhur në Milano në verën e vitit 2022 nga skuadra e të rinjve Hammarby, përpara se të luante me U-18-at ai kishte veshur edhe fanellën e AC Milan Under-17. Zakonisht i pozicionuar si anësor i majtë, ai mund të luajë edhe si sulmues i dytë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME