Friday, October 18, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETQëndrat Shëndrtësore Verore në shërbim të pushuesve në Fier 24 orë

Qëndrat Shëndrtësore Verore në shërbim të pushuesve në Fier 24 orë

Fier – Qëndrat Shëndetësore Verore në gadishmëri 24 orë dhe përballojnë rastet e urgjencave, sipas mjekëve. Sipas pushuesve, çdo plazh duhet të ketë qëndrën e tij shëndetësore së bashku me staf.

Për sezonin veror 2024 Ministria e Shëndetësisë ka ngritur shtesë edhe 34 Qëndra Shëndetësore Verore në të gjithë vendin. Këtyre Qëndrave Shëndetësore do tu vijnë në ndihmë për 24 orë edhe Qëndrat Shëndetësore aktuale të fshatrave që ndodhen pranë këtyre plazheve.

Këtë gjë e pohon kreu i DSHP për rrethin Fier e Mallakastër Vasil Bregu.

Vasil Bregu

Nga ana tjetër mjekia e Qëndrës Shëndetësore Verore në Darrezezë që mbulonë tre plazhet Seman, Darrëzezë e PishëPoro, Briselda Çërraga pohonë se çdo ditë në këtë qëndër shëndetësore ka 20 me 30 raste pacientësh që kanë pasur probleme me vapën, shpuarje me sentw të forta metali, nga shishe të thyera, zemrën si dhe 4 me 5 raste të pickimeve të peshkut harabel. Deri më tani kanë qënë afro 430 raste paraqitje për ndihmë të shpejtë mjekësore që nga hapja e tyre.

Mjekia Çërraga pohonë se pavarësishtë se jemi Qëmdër Shëndetësore Verore jemi të paisur me mjetet e duhura të dhënies së ndihmës së parë mjekësore

Pacientë që kanë kërkuar ndihmë
Briselda Çërraga mjeke

Nga ana tjetër pushues në palzhin e Darrëzeës pohojnë se përsa ditë kanë qënë duke bër plazh nuk kanë parë autoambulanca apo të kenë qënë prezentë në raste kur pushues ka pasur probleme shëndetësore.
Ata thonë se një qëndër shëndetësore nuk mundë të  mbulojë tre palzhet por çdo palzh duhet të ketë qëndrën e tij shëndetësore dhe stafin e saj.

Theksojmë se plazhet e Semanit, Darrëzezës e PishëPoros jamë në distanca të largëta nga njëri – tjetri dhe autoambulanca me pacientët që shfaqin probleme më shpejtë shkojnë në urgjencën e Spitalit Rajonal Fier sesa në qëndrat e shëndetit mjekësor veror në Darrezezë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME