Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETKamarieri dhe klienti që mbetën të vrarē në atentat në Memaliaj. Gjendet...

Kamarieri dhe klienti që mbetën të vrarē në atentat në Memaliaj. Gjendet BMW e djegur.

Dy viktima të pafajshme kanë humbur jetën në atentatin e së shtunës mbrëma në një lokal Memaliaj, klienti Marsel Çela, 47 vjeç dhe kamarieri.

Bëhet fjalë për personat që shihni në foto, të cilët për fatin e tyre të keq ishin pranë tavolinës ku ndodheshin vëllezërit Kalemaj. Atentatori, ka qenë i pamëshirshëm. Ai ka zbritur nga makina dhe ka hapur breshëri plumbash duke mos kursyer asnjë që kishte përballë.

Gledian Muka 36 vjeç 

Sipas informacioneve nga Policia e Shtetit, viktima ka qenë pranë tavolinës së Shyqyri Kalemit duke shërbyer në momentin që ndodhi atentati.

Ndërsa shtetasi Marsel Çela, i cili ishte klient në lokal, edhe ky banor i Memaliaj, nuk ka arritur ti shpëtojë plumbave që atentatorët zbrazën drejt familjes Kalemi.

Marsel Çela

Pas atentatit, autorët janë larguar në drejtim të Mallakastrës, ku në fshatin Bejaj  kanë djegur makinën me të cilën kryen atentatin.

Shyqyri Kalemi është babai i Andrea alias Adriatik Kalemit dhe Zamir Kalemit, të cilët iu kanë shpëtuar disa atentateve.

Më 9 gusht 2023, Andrea Kalemi i ka shpëtuar një atentati në Greqi ku kishte shkuar me pushime me 3 fëmijët dhe gruan e tij.

Më 14 dhjetor 2023, ai është plagosur rëndë në “Koridhalos” në Greqi dhe autori një 28-vjeçar egjiptian dyshohet se ishte paguar për vrasjen e tij.

Më 12 janar 2024 është tentuar vrasja e vëllait të Andrea Kalemit. Zamir Kalemi ka qenë duke lëvizur me makinë në zonën e Selitës kur nga një makinë në lëvizje u qëllua me kallashnikov drejt tij.

Ka dyshime se vrasja e Shyqyri Kalemit ka si motiv hakmarrjen pasi Andrea Kalemi dyshohet se është përfshirë në vrasjen e Edmond Papës në Sarandë. Vrasja e tij mendohet se ka qenë hakmarrje për vrasjen e Aleksandër Sadikajt në Tiranë.

Një makinë tip BMW që u gjet e djegur në fshatin Bejaj të Mallakastrës dyshohet se është përdorur në atentatin me armë zjarri në Memaliaj, ku u vra 74- vjeçari Shyqyri Kalemi dhe dy persona të tjerë të pafajshëm, klienti Marsel Çela dhe kamarieri Gledio Muka.

I plagosur në këtë ngjarja të rëndë mbeti edhe vëllai i 74-vjeçarit, Artur Kalemi 57-vjeç, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Ndërkohë në këtë foto shihet makina e djegur, brenda së cilës janë gjetur armë zjarri që dyshohet se janë përdorur nga autorët për të kryer krimin.

Armët pritet ti nënshtrohen analizave për të faktuar nëse janë përdorur ose jo në atentatin që shkaktoi 3 viktima dhe nëse ka gjurmë daktiloskopike të autorëve, që më pas mund të çojnë në identifikimin e vrasësve.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME