Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREJa ora e parë shqiptare (fotot)

Ja ora e parë shqiptare (fotot)

Ora e parë shqiptare quhet ‘Primordial Passion’ dhe ka tërhequr në mënyrë të veçantë vëmendjen e ndërkombëtarëve.
Xhami është transparent në formë 

Fusha e orës është krijuar nga një mikro-mozaik gurësh qelqi Murana në tetë nuanca të ndryshme të kuqe dhe të zezë duke përdorur 64 prerje të ndryshme, ku më e vogla është vetëm 0.2 mm. Mbi 25,000 copa mozaiku janë prerë me precizion për të siguruar 1,500 pllaka. Përreth fushës janë vendosur 12 valltarë shqiptarë 0.9mm, punuar me dorë në ar të verdhë 18 karatësh.Hapësira qendrore e orës është gjithashtu me rëndësi, pasi përmban katër muzikantë me instrumentet e tyre karakteristike, të ulur brenda një strukture në trajtë shqiponje në ar të zi.

Kjo orë është pranuar në garën e Çmimit të Madh të Orëve 2024′ në Gjenevë, Zvicër, një kompeticion prestigjoz botëror i orëkrijuesve, ku përmes Agjendari ‘Pirro hyn për herë të parë në garë edhe Shqipëria.

Janë dymbëdhjetë valltarë që përfaqësojnë dymbëdhjetë krahina të Shqipërisë’, ka deklaruar artisti për mediat. Ora ‘Primordial Passion’ është e punuar me materiale të çmuara, ka nekanizëm zvicerian dhe rrip prej lëkure krokodili. ‘Për orën janë dashur ditë e netë, muaj e vite’ rrëfen artisti i cili tregon për një proces ‘ku vetëm rrugët në Zvicër për të parë fabrikat, makinat e mekanizmat kanë qenë një odise më vete’. I është dashur tě projektojë e porosisë makina speciale për punimet ekstra mikron.

Fati i kësaj ore ende nuk është përcaktuar, pasi konkursi nuk është zhvilluar, megjithatë Shqipëria performon për herë të parë në një garë ambicioze dhe po e bën në një mënyrë shumë dinjitoze.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME