Fier – Fund tragjik ka pësuar mesditën e sotme një burrë i moshuar afro 90 vjeçar banor i fshatit Peshtan i Madh në Fier, i cili teksa ka shkuar nga toka e tij dhe i ka vën zjarrin mbeturinave e më pas ka rënë në “grackën” e zjarrit i cili e ka rrethuar e për shkak të tymit ka humbur ndjenjat e më pas është djegur.
Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare të policisë Fie e cila pohon se i moshuari quhet Nebi cekaj dhe është afro 90 vjeç. Njëri prej djemve që jeton në fshatin Peshtan por jo në një banesë me të, ka shkuar për tu kujdesur për të atin por nuk e ka gjetur në banesë. Pas interesimit tek të afërmit dhe bashkfshatarët nuk e ka gjetur e ka njoftuar policinë. Pas kërkimesh të shumta është gjetur toka e tij i djegur dhe i pa jetë. Kufoma fillimisht është dërguar në morgun e spitalit rajonal fier për ekzaminime Nga kqyrja e kufomës nuk janë vërejtuar shenja dhune , por vdekja ka ardhur nga asfiksia dhe djegia,
Të njëjtin lajm e pohon edhe morgu në spitalin rajonal Fier ku trupi i viktimës ka qëndruar për disa orë pasi është kqyrur nga ekspertët e kriminalistikës dhe pasi është identifikuar më pas është tërhequr nga të afërm të viktimës për të kryer ceremoninë mortore të tij ditën e nesërme (e enjte)
Burime informacioni nga fshati Peshtan pohuan për ALB365 se i moshuari (viktima) jetonte vetëm në banesë pasi fëmijët punojnë e jetojn në Grqi në emigracion. Atje ndodhej edhe bashkëshortja e tij pasi e mbante për kurim njëri djal sepse kish probleme shëndetësore. banorlt të gshatit pohuan se ata njihen njerëz të urt, puntor dhe gëzonin respektin e bashkëfshatarëve.
Policia
Në fshatin Peshtan Bregas, shtetasi Nebi Cekaj, rreth 90 vjeç, në tokën në pronësi të tij, kishte ndezur zjarr për të djegur mbeturinat.
Më pas në tentativë për të shuar flakët, të cilat u përhapën si pasojë e erës së fortë, shtetasi Nebi Cekaj dyshohet të jetë asfiksuar e për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.