Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETSky News: Brenda “Guantanamos” italiane në Shqipëri

Sky News: Brenda “Guantanamos” italiane në Shqipëri

Televizioni britanik Sky News u ka kushtuar një reportazh dy qendrave të emigrantëve që do të ngrihen në Shëngjin dhe në Gjadër në bazë të marrëveshjes me Italinë. Gazetarët britanikë kanë mundur të hyjnë brenda këtyre dy qendrave për të cilat është shtyrë disa herë hapja. Më poshtë lapsi.al sjell shkrimin e plotë.

“Guantanamoja” e Italisë: Brenda qendrave për emigrantët e shpëtuar nga varkat që do të hapen në Shqipëri

Sky News pati akses në qendrat e azilit në Shqipëri që përpunojnë emigrantë nga Italia. Kritikët e quajnë atë “Guantanamo italiane”.

Nga Simone Baglivo

Plani i diskutueshëm i Italisë për dërgimin e azilkërkuesve në Shqipëri pritet të nisë brenda pak javësh, pas shumë vonesave dhe kritikave të forta. Marrëveshja u njoftua fillimisht nga kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe kryeministri shqiptar Edi Rama nëntorin e kaluar në Romë. Marrëveshja lejon deri në 36 000 emigrantë – të shpëtuar nga anijet italiane, përfshirë rojet bregdetare ose policinë kufitare – të dërgohen çdo vit në Shqipëri.

Sky News është bërë kompania e parë mediatike ndërkombëtare që i është dhënë akses të hyjë në brendësi të kampit të migrantëve. Dy qendrat e emigrantëve të drejtuara nga italianët po ndërtohen në Shëngjin dhe në Gjadër, rreth 45 milje në veri të kryeqytetit shqiptar, Tiranës.

Inside two of Italy's controversial migrant centres in Albania

E para në portin e Shëngjinit përmban 4 ndërtesa të mëdha dykatëshe me një sipërfaqe prej 6000 metrash katrorë. Menaxheri i policisë së shtetit italian, Evandro Clementucci, mbikëqyr qendrën dhe na tregoi rreth dhomës së kontrollit e cila monitoron me 40 kamera CCTV gardhin metalik 5 metra të lartë.

Z. Clementucci shpjegoi se vetëm burrat beqarë të shpëtuar në ujërat ndërkombëtare do të dërgoheshin këtu. Ata që shpëtohen nga anijet e drejtuara nga bamirësi ose grupe emigrantësh, të cilët hyjnë direkt në tokën italiane, ose gjenden në ujërat italiane, do të përjashtohen nga dërgimi në Shqipëri.

iPhone photo taken by Simone Baglivo at two migrant centres under construction in Albania - this one is in Shengjin - north of the Albanian capital, Tirana. The sites are due to be run by Italian officials to process the asylum applications of migrants they have recovered from international waters. Footage taken: 01/08/2024

Plani zbatohet për njerëzit nga vendet e konsideruara “të sigurta” nga qeveria italiane si Tunizia, Egjipti, Algjeria, Nigeria, Maroku dhe Bangladeshi. Kjo do të thotë se në rast të një kërkese azili të refuzuar, ata mund të riatdhesohen për shkak të marrëveshjeve të Italisë me ato vende.

iPhone photo taken by Simone Baglivo at two migrant centres under construction in Albania - this one is in Shengjin - north of the Albanian capital, Tirana. The sites are due to be run by Italian officials to process the asylum applications of migrants they have recovered from international waters. Footage taken: 01/08/2024

Shëngjini është qendra fillestare e pritjes së emigrantëve. Ai përbëhet nga rreth 70 persona, duke përfshirë oficerë policie italiane dhe kontraktorë privatë që menaxhojnë të dyja qendrat. Emigrantët që mbërrijnë këtu marrin një kontroll shëndetësor, u jepet ushqim, ujë dhe rroba dhe kanë akses në këshilla të pavarura ligjore.

iPhone photo taken by Simone Baglivo at two migrant centres under construction in Albania - this one is in Shengjin - north of the Albanian capital, Tirana. The sites are due to be run by Italian officials to process the asylum applications of migrants they have recovered from international waters. Footage taken: 01/08/2024

“Dua të jem i qartë. Unë nuk i shoh ata si kriminelë. Ne do t’i trajtojmë ata si mysafirët tanë. Ne duam që ata të jenë të sigurt” – na tha zoti Clementucci. Ne pamë gjithashtu zona pritjeje, objekte mjekësore, dushe dhe parking për autobusët që do të nisen për në Gjadër, një ish-bazë ushtarake, hapi tjetër për emigrantët në udhëtimin e tyre. Gjatë udhëtimit 25-minutësh atje, ambasadori i Italisë në Shqipëri, Fabrizio Bucci, hodhi poshtë çdo krahasim me skemën e dështuar të azilit të Mbretërisë së Bashkuar në Ruandë.

“Të dy planet nuk janë të krahasueshëm dhe lidhja e pretenduar mes tyre është e papërshtatshme. Brenda qendrave tona në Shqipëri ka juridiksion italian: pra ligjet italiane dhe rregullat italiane. Ne kemi studiuar gjithashtu legjislacionin shqiptar për migracionin dhe e dimë se përputhet me legjislacionin evropian” – tha zoti Bucci.

Italian State Police manager Evandro Clementucci (left), and Italy's Ambassador to Albania, Fabrizio Bucci (right). Speaking at a migrant centre under construction in Albania - this one is in Shengjin - north of the Albanian capital, Tirana. The sites are due to be run by Italian officials to process the asylum applications of migrants they have recovered from international waters. Footage taken: 01/08/2024

Ndërtimi në qendrën e Gjadrit duket se është prapa planit. Materialet e ndërtimit, dritaret dhe dyert mbushin vendin, por zyrtarët janë të bindur se do të jetë gati “brenda disa javësh”. Hapja tashmë është shtyrë 3 herë. Ndër arsyet e vonesave ishin kushtet e të nxehtit.
Gjadri është i ndarë në tre fusha kryesore:

I pari pret kërkesa për azil të shpejtë, një proces i kufizuar në një maksimum prej 28 ditësh. Këtu emigrantët flenë 4 persona në një dhomë gjumi 15 metra katrorë. Energjia nuk është lidhur dhe nuk ka ende mobilje. Dushet përfshijnë tabela informuese në italisht, anglisht dhe frëngjisht.

iPhone photo taken by Simone Baglivo at two migrant centres under construction in Albania - this one is in Gjader - north of the Albanian capital, Tirana. The sites are due to be run by Italian officials to process the asylum applications of migrants they have recovered from international waters. Footage taken: 01/08/2024

Një pjesë tjetër e zonës përmban qendrën e atyre që u ndalohet riatdhesimi, për personat, kërkesat e të cilëve janë refuzuar dhe janë në pritje të riatdhesimit. Ka dhe një zonë e tretë është një mini-burg i lyer me ngjyrë blu – me një derë të blinduar të stilit të burgut dhe dritare me hekura – për këdo që kapet duke kryer krime brenda qendrës.

iPhone photo taken by Simone Baglivo at two migrant centres under construction in Albania - this one is in Gjader - north of the Albanian capital, Tirana. The sites are due to be run by Italian officials to process the asylum applications of migrants they have recovered from international waters. Footage taken: 01/08/2024
iPhone photo taken by Simone Baglivo at two migrant centres under construction in Albania - this one is in Gjader - north of the Albanian capital, Tirana. The sites are due to be run by Italian officials to process the asylum applications of migrants they have recovered from international waters. Footage taken: 01/08/2024

Kapaciteti për qendrat e Shëngjinit dhe Gjadrit supozohet të jetë 3000 persona në muaj, por ne e kuptojmë që fillimisht do të ketë më shumë gjasa rreth 1000 persona. Azilkërkuesit e suksesshëm do të dërgohen në Itali me traget.

Sipas nënsekretarit shtetëror të presidencës italiane dhe delegatit të inteligjencës italiane, Alfredo Mantovano, ky është një “model inovativ për menaxhimin e flukseve të paligjshme të migracionit dhe po merr konsensus të gjerë në Evropë”.

iPhone photo taken by Simone Baglivo at two migrant centres under construction in Albania - this one is in Gjader - north of the Albanian capital, Tirana. The sites are due to be run by Italian officials to process the asylum applications of migrants they have recovered from international waters. Footage taken: 01/08/2024
iPhone photo taken by Simone Baglivo at two migrant centres under construction in Albania - this one is in Gjader - north of the Albanian capital, Tirana. The sites are due to be run by Italian officials to process the asylum applications of migrants they have recovered from international waters. Footage taken: 01/08/2024
iPhone photo taken by Simone Baglivo at two migrant centres under construction in Albania - this one is in Gjader - north of the Albanian capital, Tirana. The sites are due to be run by Italian officials to process the asylum applications of migrants they have recovered from international waters. Footage taken: 01/08/2024

Hulumtimi ynë vërejti se 15 nga 27 vendet e Bashkimit Evropian i kanë kërkuar Italisë të ndajë detajet e skemës së tyre. Zyrtarët italianë kanë refuzuar të thonë se sa do të kushtojë projekti, por ne mësuam se marrëveshja 5-vjeçare do të kushtojë pothuajse 1 miliard euro. Një zëdhënës i Komisionit Evropian konfirmoi për Sky News se po monitoron nga afër marrëveshjen.

“Është e mundur që shtetet anëtare të bashkëpunojnë me vendet jashtë BE-së në menaxhimin e migracionit”, – na thanë zyrtarët evropianë. “Por kjo duhet të pasqyrojë të gjitha garancitë dhe dispozitat e kërkuara. Është e rëndësishme që kjo të bëhet në respekt të plotë të së drejtës së BE-së dhe asaj ndërkombëtare.”

Sky News ka folur edhe me PD-në, partinë e qendrës së majtë dhe kryesore opozitare të Italisë, për planin. Pierfrancesco Majorino, kreu i politikave të migracionit, e përshkroi atë si “të turpshme”.

Ai tha: “Është një operacion i dështuar që shkel të drejtat e njeriut. Është një shfaqje e dëmshme dhe e shtrenjtë.” Ndërsa Riccardo Magi, nga partia pro-evropiane dhe liberale “Më shumë Evropë”, e ka quajtur projektim “Guantanamo italiane”, sepse “nuk respekton të drejtat e njeriut dhe ligjet ndërkombëtare”©Sky News, përshtati në shqip LAPSI.al

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME