Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETAksident i rëndë në aksin Lushnjë-Fier, shoferi gjendet i pajetë në timon

Aksident i rëndë në aksin Lushnjë-Fier, shoferi gjendet i pajetë në timon

Një aksident tragjik ka ndodhur orët e para të mëngjesit në aksin Lushnjë-Fier, me pasojë një të vdekur. Shoferi i mjetit, i cili humbi jetën mbetet ende i paidentifikuar, teksa trupi i tij u gjet brenda makinës. Makina pasi kishte dalë nga rruga kryesore, në Krutje, vendi i quajtur “Sheshpushimi i shoferit”, ishte përplasur fillimisht me një shtyllë elektrike dhe më pas me një strukturë betoni e muri anësor të një kanali aty pranë.

Trupi i viktimës, për të cilin po punohet për identifikim, u gjet pak pas mesnatës mbi timon, në kanalin anësor të rrugës, ndërsa është dashur një orë punë nga zjarrfikësit dhe policia për ta nxjerrë dhe dërguar në morg, për procedura autopsie. Burime policore thanë se nga verifikimet e para rezulton se autovetura rezultonte e marrë me qira, por po hetohet nëse emri i gjetur në regjistrin e kompanisë është i njëjtë me të viktimës.

Sipas dinamikës fillestare të vendngjarjes, dyshohet se shoferi ka qenë me shumë shpejtësi dhe mjeti ka dalë nga rruga kryesore, duke kryer përplasje dhe rrokullisje, teksa është dëmtuar tërësisht duke u shembur në kanalin anësor.

Policia e Qarkullimit Rrugor ngriti një grup hetimor me ekspertë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. Policia tha se trupi ndodhet në morgun e Lushnjës, ku do bëhet identifikimi dhe priten familjarët për paraqitjen për njohje të viktimës.

Policia Fier

Lushnjë/Më datë 06.08.2024, rreth orës 23:40, në fshatin Zhymë, shtetasi Elton Kuka 29 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga dëmtimet e marra, shtetasi Elton Kuko ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME