Thursday, November 21, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETHakmarrje/ Atentat në Berat, shënjestra i dënuar me 12 vjet për vrasje...

Hakmarrje/ Atentat në Berat, shënjestra i dënuar me 12 vjet për vrasje (vidio)

Berat – Një atentat me armë zjarri pistoletë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Dushnik të Beratit, ku u qëllua në drejtim të një automjeti në lëvizje.

Si pasojë e të shtënave nuk pati njerëz të lënduar, ndërsa personi që iu bë atentat është shtetasi Altin Halili, i cili rezulton si person me precedentë kriminal.

Burime informacioni nga ky qytet thonë se shënjestra ka qënë dënuar me 12 vjet burg për vrasje dhe dyshohet se qëllimi i atentatit ka qënë eliminimi i tij per hakmarrje.

Altin Halili, 46 vjeç, banues në Berat i dënuar më parë për veprën penale “Vrasja”. Ka dal nga burgu në vitin 2010. Halili ka vrar Sokol Kaloshin nga fshati Rremas i Lushnjes.

Pas ngjarjes, policia gjeti duke u djegur mjetin i autorëve në fshatin Kozare.

Nga veprimet e shpejta dyshohet se autorët janë nga qarku Fier  dhe për këtë janë angazhuar në veprimeve operacionale dhe shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier dhe Komisariateve në varësi të saj.

Njoftimi i Policisë Berat/ Informacion paraprak

Rreth orës 16.10, në rrugën e fshatit Dushnik, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi A. H, 46 vjeç, banues në Berat, person me precedent të mëparshëm kriminal. Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, Forcat Operacionale dhe ato Shqiponja të DVP Berat dhe drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat.

Njëkohësisht është ngritur grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë i cili ndodhet në vendngjarje.

Gjithashtu në ndihmë të Policisë Vendore janë nisur grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Fier.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve dhe gjatë kontrollit të zonës në fshatin Kozare kanë gjetur një automejt që po digjej që dyshohet se mund të jetë i autorëve.

Nga veprimet e shpejta dyshohet se autorët janë nga qarku Fier dhe për këtë janë angazhuar në veprimeve operacionale dhe shërbimet e Dretorisë Vendore të Policisë Fier dhe Komisariateve në varësi të saj.

Për arsye hetime nuk jepen të dhëna të tjera.

Vijojnë veprimet hetimore dhe operacionale nën drejtimin e Prokurorisë për të bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME