Tuesday, December 3, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETDetaje të reja nga atentati me tre autorë në Berat

Detaje të reja nga atentati me tre autorë në Berat

Të tjera detaje zbardhen nga atentati i djeshëm në Berat ndaj Altin Halilit. ndaj Halilit u qëllua me automatik Skorpion, ndërsa grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Gjithashtu gazetarja Petova ka zbardhur detaje lidhur me dëshminë e dhënë nga Halili para grupit hetimor.

Ai ka hedhur dyshimet se autorët janë nga fisi i Kaloshëve, të zonës së Gradishtës, pjesë e bashkisë Divjakë. Halili ka deklaruar se ai nuk ka pasur asnjë konflikt me persona të tjerë dhe se për vrasjen e kryer ka “paguar me burg”. Përpara grupit hetimor 46-vjeçari ka deklaruar se atentati i është bërë në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e bërë në vitin 1997.

Policia e Beratit ka marrë në pyetje deri në orët e para të mëngjesit 3 persona nga fisi i Kaloshëve, ku në vitin 1997 shënjestra e atentatit kishte vrarë Sokol Kaloshin.

Gazetarja Eneida Petova raporton se të pyeturit në Policinë e Beratit kanë qënë vëllai i të ndjerit Sokol Kaloshi dhe 2 nipërit e tij, të cilët pasi kanë dhënë për disa orë deklaratat e tyre janë lënë të lirë.

Atentati ndaj Altin Halilit, ndodhi pasditen e djeshme në rrugën e fshatit Dyshnik.

Atentatorët, që lëviznin me një automjet Hunday Tuscon, nuk kanë mundur dot as ta plagosin shënjestrën e tyre, edhe pse kanë gjuajtur disa herë me kallashnikov drejt tij. Plumbat kanë prekur vetëm makinën e 46-vjeçarit, duke bërë “shoshë” xhamin e pasëm dhe sediljen e pasme të mjetit.

Halili ka deklaruar në Policinë e Beratit se ai po kalonte përpara një shkolle private në Berat, ku në atë lagje do të takonte një mik dhe ka parë 3 persona të maskuar që i kishin zënë pritë.

Në këtë moment, Halili ka shtuar shpejtësinë e mjetit dhe ka dashur ti godasë me makinë, por nuk ka mundur pasi ata kanë filluar ta gjuajnë me breshëri automatike.

Halili ka deklaruar se është ulur poshtë sediljes dhe pasi ka dëgjuar makinën që ka ikur me shpejtësi, ka lëvizur. Sipas Halilit, atentatorët janë larguar duke menduar se e kishin vrarë.

Sipas Policisë, atentatorët e kanë qënë qëlluar në ecje me automatik Skorpion dhe gëzhojat i kanë mbledhur, pasi nuk kanë zbritur fare nga makina. Ndaj Altin Halilit është qëlluar me 10 plumba, të cilët kapën pjesën e pasme të makinës së tij.

Më pas, rreth 20 km nga vendngjarja, autorët dogjën në fshatin Kozare në qytetin e Kuçovës, makinën e tyre tip Hunday Tuscon. Ndërkohë që grupi hetimor po vazhdon të punojë për zbardhjen e ngjarjes, strukturat e DVP Fier e Berat nuk kanë arritur ende të kapin deri më tani autorët e atentatit, pavarësisht postblloqeve të shumta, të ngritura në çdo hyrje-dalje qyteti e fshati në Berat, Lushnje, Kuçovë e Fier.

Shënjestra e atentatit Altin Halili është dënuar për vrasjen e Sokol Kaloshit, vrasje e kryer në vitin 1997. Altin Halili u dënua 15-vjet burgim dhe ka dalë nga burgu në vitin 2010.

Pas daljes nga burgu, Halili u largua në Itali nga ku ishte kthyer vetëm pak kohë më parë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME