LIFE STYLE

Historia/ Si kjo grua britanike iu fsheh familjes dhe policisë për 52 vjet

Mediat britanike kanë zbuluar detaje të reja nga historia e jashtëzakonshme se si një adoleshente e arratisur u kërkua nga policia si e zhdukur për më shumë se 50 vjet. Zgjidhja e rastit të çuditshëm të Sheila Fox, një 16-vjeçareje nga Coventry e cila u zhduk në mars 1972, duke e lënë familjen e saj dëshpërimisht të shqetësuar u bë virale javën e kaluar.

Pati një interes të madh ndërkombëtar pasi u njoftua se Sheila ishte gjetur rreth 6 dekada pas zhdukjes, pas një apeli për rastin. “Ne jemi të kënaqur të njoftojmë përfundimin e një prej hetimeve tona më të gjata për personat e zhdukur” – tha një zëdhënës i policisë. Por njoftimi i policisë nuk zbuloi asnjë detaj të mëtejshëm të asaj që kishte ndodhur me Sheila, përtej shpjegimit se ata kishin kontaktuar me të.

Daily Mail ka zbuluar historinë e jashtëzakonshme të adoleshentes britanike që u largua vetëm disa ditë pas ditëlindjes së saj të 16-të dhe çfarë ndodhi më pas me të. Ajo kishte jetuar vetëm 80 milje larg nga shtëpia e familjes së saj. Madje është martuar dhe ka pasur një familje të sajën.

Rrethanat e sakta të asaj që e shtyu atë të ikte nga shtëpia mbeten të paqarta, por një version i pranuar i ngjarjeve mes anëtarëve të familjes së saj është se ajo kishte nisur një marrëdhënie me një burrë të moshuar dhe prindërit e saj nuk e aprovuan ose ajo kishte frikë se do ta bënin nëse e merrnin vesh.

Sheila Fox vanished from her home in Coventry as a 16-year-old schoolgirl in March 1972. It was rumoured she had run off with an older man, the identity of whom was a mystery. All police had to go one was this grainy black and white photo

Prindërit e raportuan shpejt zhdukjen e saj në polici duke u dhënë atyre një fotografi të vetme bardh e zi për të ndihmuar në identifikimin e saj. Lëvizjet e saj menjëherë pas largimit nga shtëpia nuk janë të qarta. Është përjashtuar pista se ajo ishte shtatzënë pasi kjo ndodhi vetëm 16 muaj pasi u zhduk. Sheila lindi Robertin, djali i saj i vetëm, në korrik 1973.

Certifikata e lindjes së Robit tregon se babai i tij quhej John Foster, barmen nga Enfield, në veri të Londrës. Në atë kohë Sheila kishte ndryshuar mbiemrin e saj në Foster, duke sugjeruar që Sheila dhe John ishin martuar.

“Ajo u rikthye në kontakte me familjen e saj në vitet 1980”, – kujton kushëriri i saj Kevin, 75 vjeç, i cili ende jeton në Coventry. Atëherë e gjithë familja e saj ishte zhvendosur në Kanada.

Over the next six decades detectives had no idea what happened to her until they put out a fresh appeal last week with the same grainy photo. Now MailOnline has pieced together the true story of what happened to Sheila (pictured this week) who was hiding in plain sight

Është gjithashtu e paqartë se çfarë ndodhi me marrëdhënien e saj me John Foster. Në vitin 1983 ajo u martua me babain e dy fëmijëve Jack Thorpe, i cili ishte 7 vjet më i madh se ajo, duke marrë mbiemrin e tij.

It is unclear when Sheila got in touch with her family - but in 1983 she married divorced father-of-two Jack Thorpe (pictured), a chauffer, who is seven years her senior, taking his surname as did her only son Rob. By 2003, the couple lived in a flat in Cricklewood, north London

Në vitin 2015, Sheila dhe Thorpe blenë një apartament në Watford, ku ende jetojnë. Rob, tani 51 vjeç punon si shofer kamioni. Pikërisht në banesën e Thorpe, Daily Mail gjeti Sheila.

Ajo nuk pranoi të jepte detaje për historinë e saj të çuditshme të jetës, duke thënë vetëm: “E gjitha ka ndodhur shumë kohë më parë. Unë kam vazhduar jetën. Gjithçka është në të kaluarën. Ka qenë një keqkuptim dhe nuk dua të them më shumë”.

The riddle of what happened to Sheila remained unknown - but now MailOnline can reveal what really happened to her after she left the home in Coventry she shared with her parents

Në Facebook ajo ka bërë këto mesazhe: “Ju bëtë më të mirën që mundët me atë që dinit në atë kohë”, “Mos lejoni që mençuria e re t’ju bëjë të dënoni veten për betejat e vjetra. Faleni veten dhe ecni përpara”, “Jeta nuk na lejon të kthehemi pas dhe të rregullojmë atë që kemi bërë gabim në të kaluarën, por na lejon të jetojmë çdo ditë më mirë se e kaluara”.

Nëna e Sheila vdiq në Delta, British Columbia në gusht 1996 ndërsa babai i saj Chris vdiq po atje në 2019, në moshën 98-vjeçare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button