POLITIKË
Ja pse u thirr kryetarja e Bashkisë Lushnjë Eriselda Sefa në SPAK
Kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa është paraqitur këtë të martë në ambientet e SPAK.
Kryebashkiakja u mor në pyetje nga prokurorët e SPAK për hetimin ndaj deputetit socialist Bujar Çela.
Deputeti i PS Bujar Çela është në hetim, pas shpërthimit në magazinën e tij në Lushnjë. Nga shpërthimi, dy persona ndërruan jetë.