Tirana eliminohen edhe nga Kupa e Shqipërisë. Kupa ishte një shans për bardheblutë për të shpëtuar sezonin, por Bylis rezervoi një surprizë të hidhur, duke i eliminuar nga faza e 1/8.
Koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1, duke bërë që fati i këtij takimi të vendosje në shtesë.
Bylis befasoi bardheblutë, duke gjetur golin 7 minuta nga fundit, me Flamur Rucin që shënoi golin që i dhuroi kualifikimin Bylisit dhe zhyt në krizë ekipin e Maganit.