AKTUALITET
Gjirokastër, gjendet i pajetë në konviktin e shkollës 21-vjeçari
Një 21- vjeçar, i identifikuar si Simon Sholla, është gjetur i pajetë në konviktin e shkollës private “Frymë Dashurie” në Gjirokastër. Shokët e dhomës në fillim kanë menduar se po flinte, por pasi kanë konstatuar se është pa shenja jete, kanë lajmëruar autoritetet e shkollës pranë Katedrales ortodokse “Lindja e Krishtit”.
Menjëherë në vendin e ngjarjes ka shkuar policia për të hetuar rrethanat e vdekjes së të riut, i cili studionte në shkollën e mesme private. Nga hulumtimet e para, bëhet e ditur se pranë trupit të të riut janë gjetur disa ilaçe, çka dyshohet se mund t’i ketë konsumuar tej normës së lejuar.