Arrestime për vjedhje dhe drejtim mjeti pa patentë nga policia fierake.
Fier – Vjedhje banese, vjedhje çante me para dhe drejtim automjeti pa patentë, janë shkaqet që kanë vënë në pranga disa shtetas ndërkohë që të tjerë po kërkohen nga uniformat blu të policisë Fier.
-arrestuan në flagrancë shtetasit E. F., 49 vjeç, banues në Lushnjë dhe Nj. B., 59 vjeç, banues në Roskovec, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin F. Zh., 23 vjeç, banues në Fier dhe për një 17-vjeçar, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, pa leje drejtimi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin I. R., 51 vjeç, banues në Fier, pasi nga këqyrja e disa pamjeve filmike, rezulton se ka marrë çantën me para të një 35-vjeçari, të cilën ky shtetas e ka deklaruar të humbur.
Ditën e djeshme, shtetasi B. S., 51 vjeç, banues në fshatin Cakran, ka kallëzuar se i janë vjedhur në banesë, arma e gjahut, të cilën e posedonte me leje, dhe disa bizhuteri. Po punohet për zbardhjen e autorësisë dhe rrethanave të këtij rasti.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.