AKTUALITETTOP-NEWS

Zjari shkrumbon masivin me pisha në Darrëzezë (video)

Darrëzezë – Një zjarr masiv ka përfshirë mesditën e sotme masivin pyjor të Darëzezës. Të favorizuara nga era e fortë flakët janë përhapur me shpejtési duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme.

Në vendngjarje kanë mbërritur 8 mjete zjarrfikëse nga Fieri, Patosi, Rroskoveci e Lushnja, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve ndërsa fillimisht janë vënë nën kontroll bizneset që operojnë në zonë.

Në brendësi të pyllit janë djegur disa kasolle që përdoreshin nga banorë të zonës për të kaluar pushimet “bio” si në vitet para 1980, pohuan burime informacioni nga punonjës të pyjores apo banorë të zonës që kihsin shkuar të shuanin flakët e zjarrit të rënë këtë mesditë në masivin me pisha në darrëzezë.

Puntorë të pyjores , banorë, me lopata e motosharra po presin pemë e shkurre për të hapur rrugë për zjatrfikset

Për ironi të fatit dhe të ngjarjes një ditë më parë bashkia Fier çeli sezonin turistik në plazhin e Darrëzesës ndërsa sot digjet pylli me pisha mbi 70 vjeçarë. Një vit më parë në krahun tjetër rë pyllit u dogj sipërfaqe afro 700 hektarë me pisha  ndërsa sot nisi të digjet krahu tjetër i pyllit, kjo ndofta për tu bër gati për investitorët strategjikë.

50 forca zjarrfikse nga MKZ  nga bashkitë Fier, Patos, Rrosovvec, Albpetrol dhe 11 automjete zjarrfikëse nga Fieri, Patosi, Rroskoveci, Albpetrol dhe Lushnje janë përfshirë në këtë operacion 

Zjarri është vënë disi nën kontroll, ka pohuar drejtori i shlrbimit zjarrfikës për bashkonë Fier Zija Hyka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button