Thursday, November 28, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETKryemadhi: 189 mln euro përvetësim i paligjshëm i kompanive që kanë punuar...

Kryemadhi: 189 mln euro përvetësim i paligjshëm i kompanive që kanë punuar për inceneratorët. Do ta dorëzojmë në SPAK

Jun 30, 2022 | 17:47

Gjatë diskutimeve për aktin normativ për kompensimin e çmimeve, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ngriti pyetjen se kush do të jetë instrumenti që do të kontrollojë faturat. Gjatë fjalës së saj në Kuvend në lidhje me këtë çështje, Kryemadhi deklaroi se do të përfitojnë kompanitë e inceneratorëve.

Kryemadhi publikoi shifrën, duke thënë se janë 189 mln euro përvetësim i paligjshëm i kompanive që kanë punuar për inceneratorët.

“Dyshimi fillon kush dot ë jetë instrumenti që do kontrollojë faturat. Nga eksperienca ime, që kemi bërë me inceneratorët, po ju jap një shifër që e kam zyrtare. Skema e kompanive të krijuar për evazion fiskal dhe do ti drejtohet edhe SPAK për tu bashkangjitur padive të tjera, për përvetësim të paligjshëm të TVSH është 189 mln dollarë vetëm kompani që kanë punuar me inceneratorët. Pra në këtë kompani janë 99.9% të kompanive që përfitojnë nga ky akt normativ. Këto janë me fatura dhe data, këto kompani kanë blerë miell, vaj, sheqer oriz, kripë dhe kanë shitur zhavorr dhe beton. Ka tre grupe në të. Është grupi i bizneseve që nuk përballojnë dot tatimin mbi fitimin, i shmangin TVSH. Ka një grup tjetër që përfitojnë 300 mln euro koncesionin dhe grabisin paratë nga buxheti i shtetit, janë edhe kompanitë e tjera që janë të lidhura me inceneratorët.

Ajo që është më e tmerrshme, që unë them kush është mekanizmi kontrollues: Këtu janë 9 kompani të lidhura bashkë të drejtuar nga familja Ymeraj, Murati dhe Frangaj. Pasi janë denoncuar bizneset e tyre janë shitur. Po të klikosh në QKR nuk hapen sepse janë mbyllur sepse nuk kanë paguar TVSH.

Një biznes prej 17 mln eurosh e ka blerë Vezir Brahaj dhe Shkelqim Meta. Një biznes tjetër prej 7 mln dollarësh, 10 mln dhe 14  e ka blerë një zonjë që është 95 vjece dhe një zotëri që është 94 vjec. Këta dy të moshuar kanë blerë biznese prej 35 mln euro”, tha Kryemadhi.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME