POLITIKË

Kush janë katër nënkryetarët e rinj të Bashkisë Tiranë

Zbulohen katër emrat që janë emëruar nënkryetarë të Bashkisë Tiranë.

Sipas burimeve, emrat e rinj që morën postin janë Ilir Mengra, Blendi Sula, Gentian Keri dhe Vasilika Vjero.

Ilir Mëngra u emërua në krye të DPSHTRR duke zëvendësuar në detyrë Blendi Gonxhen, ndërsa më parë ka mbajtur postin e kreu të drejtorisë rajonale të Transportit Rrugor në Tiranë.

Blendi Sulaj kandidoi për Partinë Socialiste në zgjedhjet e 11 Majit në Qarkun Tiranë. Para se t’i bashkohej PS-së, ai drejtoi degën e njësisë 9 në Tiranë në kohën kur e drejtonte Lulzim Basha pas ngjarjeve të zgjedhjeve 2021, si edhe ka mbajtur postin e nën/Kryetarit të Partisë Republikane.

Ndërkohë Gentian Këri ka mbajtur detyrën e ish-kryetarit të Komisionit të Prokurimeve Publike.

Ndërsa ish-zv.ministrja e Financave Vasilika Vjero prej datës 3 Shkurt 2025 ishte emëruar këshilltare e Ministrit të Financave. Përpara se të emërohej zv/ministre, ajo ka qenë drejtore e Përgjithshme e Tatimeve.

Emërimi i tyre në detyrë u bë ditën e sotme (31 Korrik) pas dorëheqjeve të nënkryetarëve Frida Pashako, Keti Luarasi, Andi Sefri dhe Jonida Halili.

Ata u larguan nga posti rreth 6 muaj pas vendosjes në pranga të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Aktualisht drejtuese e komanduar e Bashkisë Tiranë është Anuela Ristani, e cila u caktua nga kryeministri Edi Rama, në krye të institucionit vendor pas prangosjes së Veliajt më 10 Shkurt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button