AKTUALITET

Rra*ën policin, prangosen dy djemtë e ish Miss Shqipëria

Dy djemtë e ish-misit Valbona Selimllari, Deni dhe Kejni, respektivisht 21 dhe 18 vjeç, janë arrestuar nga Policia e Tiranës pas një episodi të dhunshëm ndaj një efektivi të rendit.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, kur dy të rinjtë kanë goditur një punonjës policie “për shkak të detyrës”. Pas shoqërimit në Komisariatin Nr. 2, ata kanë vijuar incidentet, duke thyer kamerën e sigurisë, dëmtuar derën e dhomës së shoqërimit dhe duke kërcënuar policët që ndodheshin aty.

Sipas burimeve zyrtare, materialet i janë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për procedura të mëtejshme ligjore.

Kjo nuk është hera e parë që emrat e dy të rinjve lidhen me incidente të dhunshme. Vetëm pak javë më parë, ata u përfshinë në një përplasje fizike në Dhërmi, në prani të dhjetëra turistëve, por arritën të shmangin pasojat ligjore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button