EKONOMI

Shehaj nxjerr dokumentin: Si u zhdukën 120 mln eurot e ‘Bankers’ me firmën e Ballukut

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj publikoi sot një dokument përmes së cilit thotë se qeveria shqiptare, nëpërmjet Belinda Ballukut, i ka falur kompanisë “Bankers Petroleum” 120 milionë euro.

Shehaj publikoi një shkresë e vitit 2019 që tregon se si Balluku i shkruante ministrisë së Financave dhe drejtorisë së Doganave ku i kërkonte pezullim të vjeljes së një gjobe 120 milionë euro ndaj ‘Bankers Petroleum’.

“Kjo është shkresa e 2019-ës ku Belinda Balluku i drejtohet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe iu kërkon pezullim të veprimeve në lidhje me vjeljen e një shume prej 120 mln euro. Kjo gjobë dhe ky detyrim ka lindur në 2016, pasi Bankers ka marrë një gjobë nga Doganat për evazion fiskal, në lidhje me mospagesën e aksizës në import. Pavarësisht faktit që Doganat janë munduar ta vjelin këtë shumë, nuk kanë arritur kurrë t’i marrin ato para sepse politika, qeveria nuk i ka lejuar. Derisa ka ardhur momenti që ministrja Balluku i ka dërguar zyrtarisht një shkresë u ka thënë: mos veproni kundër Bankers” – shprehet Agron Shehaj, teksa shpërndan dhe dokumentin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button