AKTUALITETTOP-NEWS

Aksident në Rroskovec: Furgoni me targa të huaja godet një kalimtar me biçikletë, humb jetën qytetari

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në afërsi të Rroskovecit, ku një furgon me targa të huaja, angleze, ka goditur një kalimtar që lëvizte me biçikletë.

Sipas burimeve zyrtare nga policia, drejtuesi i furgonit është një mashkull rreth të 40-tave, banues në Kurjan. Pas goditjes, furgoni ka lëvizur rreth 1 kilometër për shkak të debateve me familjarët e viktimës dhe situatës së krijuar në vendngjarje.

Personi që po përdorte biçikletën kish qënë e kish bler një thes me miell e po shkonte në shtëpi  ka humbur jetën dhe trupi i tij është marrë nga ambulanca dhe dërguar në morg. Policia konfirmon aksidentin, por ende nuk jep detaje të mëtejshme për shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes.

Rrethet e hetimit vijojnë, ndërsa autoritetet njoftojnë se po kryhet dokumentimi dhe verifikimi i të gjitha provave në vendngjarje.

Informacion paraprak

Rreth orës 1 0:00, në aksin rrugor “Fier-Berat” në Strum, automieti me dreitues shtetasin Jamarbër  Toro është përplasur me bicikletën gë dreitohei nga shtetasi Gëzim  Xhoka 50 vjeç, banues në Strum. Si pasoië e pěrplasies ka humbur letēn shtetasi Gëzim Xhoka.

Dreituesi i automietit është shoqëruar në Komisariat për veprime të měteishme procedurale Grupi hetimor ndodhet në vendngjarie dhe po punon per sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgiithshëm Fier, për veprime të metejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button