Italiani mbeti pa fjalë kur mësoi se kush ishte Reshat Arbana.

Emiliano, i njohur për videot dhe dashurinë e tij për Shqipërinë, ka ndarë një moment special që përjetoi në një nga kafenetë e Tiranës. Teksa ishte me partneren e tij shqiptare, Silvanën, ata u gjendën papritur në të njëjtin vend me legjendën e kinemasë shqiptare, Reshat Arbanën.
“Sapo e pa që po vinte drejt nesh, Silvana u hodh nga karrigia nga emocionet…”, shkruan ai. Emiliano pranon se vetë nuk e njihte aktorin, por reagimi i partneres e bëri menjëherë kurioz.
Pas mijëra komenteve nga ndjekësit, ai kuptoi se sa shumë e duan shqiptarët Reshat Arbanën dhe publikoi edhe një video ku shfaqet duke biseduar me të.
“Tani e kuptoj më mirë emocionin e Silvanës… ishte nder ta takonim”, shkroi blogeri italian.
Reshat Arbana, një ikonë e filmit dhe teatrit shqiptar, vazhdon të mbetet ndër figurat më të dashura për publikun shqiptar — dhe këtë e dëshmoi edhe reagimi i Silvanës… dhe i gjithë rrjetit.









