OP/ AN

Rrëzimi i Ramës do vi nga vet Edi Rama

Nga Redi Shehu

E kam pase bindje gjithmone qe i vetmi qe mund te rrezoje Edi Ramen eshte vete Edi Rama. Tani, jemi pikerisht me afer se kurre ketij fenomeni. Dosjet kane nxjerre monstruozitete te cilat kalojne pertej imagjinates se secilit. Eshte ligj i Zotit ne toke qe rritja e padrejtesise dhe zullumit shkon ne proporcion te drejte me shkaterrimin dhe turperimin. Ajo qe me shqeteson me shume eshte pergjigja e pyetjes; a e meritojme ne kete perfaqesim? A thua keta qeveritare jane pasqyre reale e jona? Per fatin tone te keq, aktualisht ne ndodheni ne mes te kurrkundit, ku nga njera ane kemi nje maxhorance te falimentuar moralisht dhe politikisht, dhe nga ana tjeter kemi nje front opozitar te kantonizuar, te percare dhe ne padeshire per koordinim. Ngjan me nje mallkim politik i cili na ndjek prej kohesh. Pavaresisht kesaj, reagimi popullor ndaj padrejtesise, grabitjes dhe kriminalizimit duhet te qendroje i pavarur nga ky mallkim. Ne fund te fundit, jemi ne qe duhet t’i japim forme te ardhmes tone, qofte kjo edhe per inat te vete neve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button