AKTUALITET
Vijon prej 1 ore zjarri masiv në tregun e rrobave të “5 majit” në Tiranë

Një zjarr masiv ka përfshirë mbrëmjen e kësaj të enjteje disa magazina të tregut të rrobave të përdorura që ndodhet në lagjen “5 Maji” në Tiranë.
Mbi 60 forca dhe 11 mjete të shërbimit zjarrfikës janë dërguar në vendngjarje për shuarjen e zjarrit të madh, i cili vijon prej më shumë se 1 ore.
Për shkak të situatës së vështirë janë kërkuar përforcime nga shërbimet zjarrfikëse të bashkive Vorë, Kamëz dhe Elbasan.
Për shuarjen e flakëve është kërkuar edhe ndihma e Forcave të Armatosura. Të pranishëm në vendngjarje janë edhe efektivë të shumtë të Policisë së Shtetit.

Deri më tani, raportohet për dëme të mëdha materiale, dhe fatmirësisht jo për të lënduar. Ende nuk është i qartë shkaku i zjarrit.









