AKTUALITET
Aksident i frikshëm në Llogara, barriera metalike futet brenda makinës

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme, në hyrje të tunelit të Llogarasë, ku një automjet që po udhëtonte në drejtim të Himarës është përplasur me barrierat metalike anësore të rrugës.
Si pasojë e goditjes së fortë, mbrojtëset kanë depërtuar mes për mes mjetit, duke shkaktuar dëme të shumta.
Shoferi i mjetit është lënduar dhe po transportohet drejt spitalit.








