AKTUALITET

Shpallen në kërkim nipërit e “Miri i Xhikes”, sekuestrohen pasuri.

SPAK ka vendosur masat e sigurisë “arrest me burg” për dy vëllezërit Erjon dhe Adrian Rama, në kuadër të një operacioni të gjerë që synon goditjen e një grupi të strukturuar kriminal, i cili dyshohet se drejtohet nga Luçiano dhe Abedin Koçeku.

Sipas hetimeve, dy vëllezërit Rama, të cilët janë nipat e Fatmir Ramës, i njohur si “Miri i Xhikes” dhe i vrarë në vitin 2003 në ambientet e biznesit të tij “Kartodrom 2000”, dyshohet se janë të përfshirë në skema të pastrimit të parave të këtij grupi kriminal.

Në kuadër të hetimit janë evidentuar edhe pasuri të konsiderueshme të lidhura me ta, mes të cilave:

7 vila në Palasë, të cilat dyshohet se janë shitur nga Erjon dhe Adrian Rama, me vlerë rreth 1.626.000 euro të depozituara në llogaritë e tyre bankare

9 llogari bankare në emër të Erjon Ramës

21 llogari bankare në emër të Adrian Ramës

Një pasuri në Sallmone, Shijak, si dhe 58 milionë lekë të përfituara nga shitja e saj dhe të depozituara në llogarinë e Adrian Ramës

3 llogari të kompanisë “Kryeon.83” në administrim të Adrian Ramës

2 vila në “Rolling Hills” në pronësi të Adrian Ramës
Një truall në Sarandë

3 vila dhe 2 apartamente në zonën e Jalës
Po ashtu, rezulton se kompania “Kryon.83”, me seli në Tiranë dhe Prishtinë, është pjesë e hetimeve që po zhvillohen nga autoritetet përkatëse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button