AKTUALITET

Vodhi makinën dhe një shtëpi/ Policia greke kap shqiptari duke bërë plazh

Një 44-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke, pasi dyshohet se kreu një seri vjedhjesh në zonat e Evias dhe Fthiotidës.

Sipas mediave greke, të enjten ai vodhi një automjet nga oborri i një banese në Edipsos dhe u largua drejt Fthiotidës. Një ditë më pas, ai hyri me forcë në banesën e një mësueseje në Nea Anhialos, nga ku mori bizhuteri, ora, një laptop, një tablet dhe sende të tjera me vlerë.

Autori u zbulua falë funksionit të gjurmimit të tabletit të vjedhur. Mësuesja arriti të lokalizonte pajisjen në zonën e Glyfas dhe njoftoi menjëherë policinë. Gjatë kontrollit, efektivët gjetën tabletin dhe sendet e tjera të vjedhura brenda automjetit, i cili rezultoi gjithashtu i vjedhur.

Në momentin që policia mbërriti në Glyfa, 44-vjeçari ndodhej në plazh. Sapo pa efektivët, ai tentoi të largohej me vrap para pushuesve, por u arrestua pak minuta më vonë. Nga verifikimet rezultoi se shqiptari ndodhej ilegalisht në Greqi që prej vitit 2021, pa leje të vlefshme qëndrimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button