POLITIKË

70 ditë protestë/ Qytetarët marshojnë sërish drejt Kryeministrisë

Për të 70-ën ditë me radhë, qytetarët janë mbledhur sërish në sheshin “Skënderbej” për të vijuar protestën kundër qeverisë. Prej aty, ata kanë nisur marshimin në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” drejt Kryeministrisë, ku do të mbahen fjalimet e aktivistëve dhe pjesëmarrësve.

Me flamuj kombëtarë, pankarta dhe thirrje kundër qeverisë, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Krahas saj, ata kërkojnë krijimin e një qeverie teknike, ndryshime kushtetuese dhe garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Prej më shumë se dy muajsh, protesta zhvillohet çdo ditë në Tiranë. E nisur si kundërshti ndaj projektit turistik në Zvërnec, ajo është zgjeruar me kërkesa politike, ekonomike dhe sociale. Nga podiumi janë ngritur shqetësime për korrupsionin, koston e jetesës, pensionet, emigracionin, shëndetësinë, reformën territoriale dhe funksionimin e institucioneve. Edhe sot dëgjohen thirrjet “Rama, jep dorëheqjen”, “Shqipëria kërkon revolucion”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Ju erdhi fundi” dhe “Shqipëri e re”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button