Tre pushues rëndë – Zjarri në hotelin në Vlorë lë gjashtë të plagosur

Janë publikuar edhe emrat e 6 të lënduarve në zjarrin që përfshiu një hotel në Lungomare të Vlorës.
Sipas informacioneve, 5 shtetas janë shqiptarë nga Kosova dhe një nga Rrësheni.
Shefi i reanimacionit të Spitalit Rajonal Vlorë bëri me dije se 3 prej të lënduarve janë në gjendje të rëndë shëndetësore, ku një vazjë ka afro 100 % të trupit, ndërsa 5 janë dërguar për trajtim të specializuar në Tiranë, në repartin e djegie-plastikës.
Emrat e të lënduarve:
A. Dyrmishi 25 vjec
A. Rexhepi 27 vjec
N. Rexhepi 25 vjec
E. Grainca 20 vjec
A. K 30 vjec
Luan Saliu 21 vjec
Sakaq edhe Policia ka dalë në një njoftim zyrtar në lidhje me ngjarjen cila ndodhi orët e para të mëngjesit në Vlorë, ku një hotel u përfshi nga flakët. Si pasojë e kësaj, u lënduan 6 pushues, pesë prej tyre nga Kosova dhe një nga Rrësheni.
Nga veprimet hetimore të kryera, përfshirë këqyrjen e pamjeve të kamerave të sigurisë, rezultoi se zjarri ka qenë aksidental, i shkaktuar nga djegia e prizës elektrike të frigoriferit, i cili ndodhej në ambientet e restorantit.
Njoftimi i policisë
Sot, rreth orës 04:05, në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, ka rënë zjarr në ambientet e brendshme të një hoteli, në pronësi të shtetases M. A. Si pasojë e zjarrit janë lënduar 6 pushues, (5 prej tyre shtetas të Kosovës dhe 1 shtetas nga Rrësheni).
Pesë nga të lënduarit janë transportuar për mjekim në Spitalin e Djegieve në Tiranë, ku 2 prej tyre kanë pësuar djegie të konsiderueshme trupore. Një shtetas po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Vlorë. Gjithashtu, nga zjarri janë shkaktuar dëme materiale.
Nga veprimet hetimore të kryera, përfshirë këqyrjen e pamjeve të kamerave të sigurisë, rezultoi se zjarri ka qenë aksidental, i shkaktuar nga djegia e prizës elektrike të frigoriferit, i cili ndodhej në ambientet e restorantit. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të ngjarjes.









