AKTUALITETTOP-NEWS

Gjykata e Sarandës jep masat për 11 të arrestuarit e vrasjes në Ksamil

Gjykata e Sarandës ka dhënë masat e sigurisë për 11 të arrestuarit pas vrasjes së një turisti portugez në një lokal në Ksamil. 

Seanca nisi rreth orës 12.00 të kësaj të premteje dhe zgjati rreth 9 orë deri në marrjen e vendimit. 

Gjykata la në burg pa afat 29-vjecarin Sokrat Vata të akuzuar si autorin e krimit dhe çiftin turk që e ndihmoi atë të arratisej. 

45 ditë burg dha për 3 kamerierë ndërsa për një tjetër dhe rojet e sigurisë u dha masa “detyrim për t’u paraqitur”.

MASAT E DHËNA NGA GJYKATA

1. Sokrat Lipan alias Sokrat Vata – (Arrest në burg) autori i dyshuar i krimit, i arrestuar.

2. Nuh Mahmutoglu – (Arrest në burg) shtetas turk, i arrestuar; dyshohet se ndihmoi autorin në tentativën për t’u arratisur.

3. Ezgi Perlak – (Arrest në burg) shtetase turke, e arrestuar; dyshohet se ndihmoi autorin në tentativën për t’u arratisur.

4. Serxhi Selimi – (Arrest në burg për 45 ditë) kamerier në lokal.

5. Ervis Bunçi – (Arrest në burg për 45 ditë) kamerier në lokal.

6. Ildi Cekani – (Arrest në burg për 45 ditë) kamerier në lokal.

7. Murat Zhabina – (Detyrim për t’u paraqitur) kamerier në lokal.

8. Miosid Matushaj – (Detyrim për t’u paraqitur) oficer i Policisë në Gjirokastër; i arrestuar, por ende nuk është pezulluar nga detyra.

9. Luciano Seferi – (Detyrim për t’u paraqitur) punonjës i Policisë së Burgjeve në Fier; i arrestuar, por ende nuk është pezulluar nga detyra.

10. Romeo Shehu – (Detyrim për t’u paraqitur) polic bashkiak në Gjirokastër; i arrestuar dhe i pezulluar nga detyra.

11. Kristi Koshi – (Detyrim për t’u paraqitur) i arrestuar; funksioni apo vendi i tij i punës nuk dihet.

12. David Heurtevent – klient në lokal, i shpallur në kërkim si bashkëpunëtor në krim.

13. Bekim Bulica – pronar i lokalit, i shpallur në kërkim për fshehjen e krimit. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button