AKTUALITET

Protesta/ Protestuesit rrethojnë Kryeministrinë: Bashkohuni me ne

Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit njoftuan se nuk do të vijojnë me marshim, por do të qëndrojnë për të rrethuar godinën.

Në ditën e 105-të të protestës kundër qeverisë, tubimit iu bashkua edhe diaspora shqiptare, ndërsa bulevardi u mbush me protestues. Kërkesa kryesore mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

“Edi Rama jep dorëheqjen”, “Edi Rama në burg”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria kërkon revolucion” dhe “Ju erdhi fundi” janë disa nga thirrjet që janë dëgjuar gjatë protestës. Atmosfera para Kryeministrisë mbetet e tensionuar, ndërsa protestuesit vijojnë qëndrimin në bulevard.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button