Një ngjarje e rëndë raportohet mbrëmjen e kësaj të mërkure në Korçë ku rreth orës 21:35, në spitalin e Korçës është çuar nga prindërit e saj për mjekim, një foshnjë rreth 2-muajshe.
Dyshohet që ajo të jetë lënduar aksidentalisht në banesën e saj, si pasojë e rrëzimit të një dritareje.
Policia thotë se foshnja ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.